Tabelat ndriçuese janë nga pjesët më të rëndësishme të bizneseve. Përveç rolit identifikues që kanë dizajnet e veçanta dhe shumëngjyrëshe që ofrojnë, tërheqin vëmëndjen e klientëve dhe ju bëjnë konkurues
Teknologjia dixhitale CNC na mundëson përdorimin e Etalbondit në tabela. Ky material i cili ngjitet me emërtesa të ndryshme të lyera si Metalbond-Etembond etj, ka rezistencë të lartë ndaj kushteve atmosferike dhe për rrjedhojë na mundëson që të rezistojë gjatë në kohë. Vjen në të gjitha ngjyrat bazë.
Germat 3D prodhohen me ndriçim ose pa ndiçim. Volumi i Gërmave 3D i bën të duken të veçanta si ditën por dhe gjatë natës ku ndriçimi i bën të duken akoma dhe më shumë, germat 3D pa ndriçim përdoren më shpesh për ambjente të brendshme.
Komapnia jonë ofron shërbim për disa kompani serioze në treg, gjithashtu dhe për institucione shtetërore duke prodhuar reklama në seri në çmime konkuruese.
Brandimi i fasadave të jashtme shërben në dy aspekte kryesore. Së pari bën të mundur reklamimin e biznesit në mënyrë të detajuar nëpërmjet logove, fotove dhe surrimeve, së dyti bën mbrojtjen nga rrezatimet dhe depertimin e diellit, sidomos në stinët e nxehta të verës.
Dekorimi i ambjenteve të brendshme ofrohet si për bizneset po ashtu dhe për familjare duke përdorur materiale specifike dhe cilesore të printuara me bojera ekologjike dhe të çertifikuara. Shëndërrojmë ambjentet në vende të këndshme dhe relaksuese për klientët, punonjësit dhe familjarët.
Brandimi i makinave ose i quajtur ndryshe “Reklama Lëvizëse” është mënyra më e mirë për të promovuar biznesin tuaj me shpenzime minimale për brandimin e makinës ju bëni të mundur që të gjëndeni në cdo cep të Shqipërisë, rajonit, Europës e kudo që mjeti juaj mund të arrijë.
Eksperienca e gjatë në këtë fushë bën që kompania jonë të realizojë konstruksione për evente si dhe skenografi të të gjitha llojeve dhe përmasash. Këto në ndërthurje me ndiçimin LED dhe LEDRGB japin një rezultat mahnitës.
Sinjalistika është një nga pjesët më të rëndësishme të bizneseve sidomos të biznesit të hotelerisë, klinikave mjeksore, spitaleve, institucioneve shtetërore, resorteve etj. Sinjalistika e prodhuar dhe e vendosur në mënyrën e duhur bën të mundur që gjithçka të funksonojë pa probleme.
Produketet promocionale janë kategoria më e rëndësishme për çdo biznes. Kjo kategori mundëson që ju të promovoni kompaninë tuaj nëpërmjet logos dhe sloganit tuaj në një gamë të pafundme materialesh ju mund shpërndani logon tuaj kudo. Nëpërmjet një stilolapsi ,çakmaku, bluze, medalioni, flamuri, kapele, byrzylyku etj.
Prodhimi i expozitorëve ka ardhur si pasojë e kërkesës së klientëve tanë. Ekspozitorët janë të formateve dhe përmasave të ndyshme. Brandimi bëhet pjesor dhe total. Ekspozitorët tanë janë të përshtatur për të mbajtur pesha të rënda dhe të prodhuar me material si Forex, Multistrade, MDF, Mecaxnix, Hekur etj…